Pesë femra nga stafi i sigurisë së aeroportit të Kandaharit në Afganistan, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri.
Sipas BBC-së, ato po udhëtonin këtë mëngjes për të punuar në aeroport, kur dy sulmues hipur në një motor hapën zjarr mbi mikrobuzin e tyre. Si pasojë, të pesta femrat bashkë me shoferin e tyre humbën jetën.
Drejtori i aeroportit, Ahmadullah Faizi, u shpreh për mediat lokale se femrat e grupit të sigurisë kishin shprehur shqetësim para pak kohësh, pasi ishin kërcënuar me vdekje për shkak të punës që kryenin.
Duhet theksuar se kjo punë për femrat shpesh paragjykohet në Afganistan.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm, megjithatë autoritetet mendojnë se bëhet fjalë për një sulm nga talebanët, kjo sepse sulmet e kryera nga ky grup kanë patur shumë shpesh gratë si shënjestër të tyre.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por mësohet se gratë në Afganistan janë shpesh në shënjestër nga talebanët.