05:13 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Supersfida, Mirel Josa e pranon: Skëndërbeu favorit, por Tirana do i luajë të gjitha shanset

16:26 | 09/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Supersfida, Mirel Josa e pranon: Skëndërbeu favorit, por Tirana do i luajë të gjitha shanset

Kampionati shqiptar këtë vit është më i hapur se kurrë me disa skuadra që po luftojnë fort për tu shpaluur kampione. Skëndërbeu, Prartizani e Kukësi janë dukshëm në listën e favoritëve ndërkohë që një supersfidë pritet të luhet këtë javë ajo mes Tiranës dhe Skëndërbeut.

Tekniku i Tiranës Mirel Josa e pranon që Skënderbeu është favorit, por Tirana e tij nuk do të futet në fushë e dorëzuar në ndeshjen e nesërme. Trajneri bardheblu theu heshtjen disajavore dhe sot doli para mediave për të folur rreth takimit hapës të javës së 25-të të Kategorisë Superiore.

Kundërshtari

“Do të ndeshemi me kryesuesit e kampionatit dhe ata janë në një gjendje mjaft të mirë, pavarësisht barazimit me Teutën. Skënderbeu ka një organikë të pasur me lojtarë që mund të bëjnë diferencën edhe nga stoli, por ne duhet të shohim punën tonë sepse nuk jemi në një moment të mirë dhe dua që në fushën e lojës te tregohemi solidë.

Nga Skënderbeu jam shkëputur disa kohë më parë. E njoh atë skuadër, por kanë shkuar edhe lojtarë të rinj që kanë arritur të shprehen mirë. Në këtë aspekt Skënderbeu është favorit, pasi ne nuk kemi ndryshuar aspak”.

Objektivi

“Presidenti mendon që nuk e diskutojmë mbijetesën sepse e njeh mjaft mirë skuadrën që kemi në dispozicion dhe aftësitë e lojtarëve. Një rezultat pozitiv në këtë ndeshje do të na jepte shumë besim, por edhe unë mendoj se Tirana nuk e diskuton mbijetesën”.

Mungesa e Gent Muçës

“Mbrojtësi po mungon për shkak të një dëmtimi në shpinë dhe duhet ta zgjidhë përfundimisht këtë problem për të qenë njëqind për qind në dispozicion të ekipit”.

 

Etiketa: Mirel Josaperballjasfida
Pas

Alarmi i Bamir Topit: Mos luani me zgjedhjet, do përballeni me një rrezik të madh

Para

Nishani në Gjirokastër: Burokracia dhe korrupsioni nuk lejojnë shfrytëzimin e resurseve

Para
Nderohen 35 familje që strehuan hebrejtë, Nishani: Bota do kishte qenë ndryshe nëse do veprohej si shqiptarët

Nishani në Gjirokastër: Burokracia dhe korrupsioni nuk lejojnë shfrytëzimin e resurseve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.