Ka përfunduar seanca në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gjykata e Krimeve të Rënda e ka lenë në arrest shtëpie ish-ministrin, ndërsa avokati Maks Haxhia, ka thënë se do jetë Gjykata e Apelit që do shfuqizojë këtë masë.
Avokati tha se prokuroria nuk kishte prova që implikojnë Tahirin.
“Ju e dëgjuat gjithë seancën. I vetmi ndryshim ishte që Gjykata nuk pranoi arrestin me burg. Jo, në materialin që unë kam lexuar s’ka letërporosi. Skafi i një biznesmeni kaq, i blerë konform rregullave. Në drejtësi nuk ka unë them ti thua. Unë provoj me dokumenta, nuk u provua. Nuk kishte asnjë provë që e implikon Tahirin. Në mënyrë absolute që Gjykata e Apelit do e rrëzojë masën.“-u shpreh avokati Maks Haxhia.
(F.G/Faxweb.al)