Në shkrimin e tij të gjatë pak pas përfundimit të konferencës për shtyp të Luan Ramës nga rradhët e LSI-së, ndaj të cilëve Tahiri nuk kurseu akuzat, rendit edhe raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë katër viteve të fundit.
Ajo që bie në sy, kryesisht në raportin e fundit, atë të këtij viti, është se Saimir Tahiri ka zgjedhur të publikojë si pjesë përfaqësuese të raportit, vetëm atë që duket se i ka interesuar të publikojë. Kryesisht, ai është përqëndruar në shkrimin e DASH-it për Shqipërinë në faqen e 94 të saj, duke anashkaluar atë që është thënë që në fillim të raportit, në faqen 11 të saj.
Shqipëria renditet mes vendeve ku burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme sigurohen nga trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi. “Pastrimi i parave përcaktohet si furnizues i institucioneve. Transaksionet e sotme e bëjnë të vështirë në shumë raste për të dalluar të ardhurat nga narkotikët apo krimet e rënda nga të ardhurat e tjera.”, shkruhet ndër të tjera në raport.
DASH shkruan se paratë e fituara nga veprimtaritë kriminale pastrohen lehtësisht në Shqipëri ku sundon një ekonomi e bazuar me para në dorë.
E gjithë kjo nuk figuron në shkrimin e Saimir Tahirit, i cili përmend vetëm sasinë e drogës së kapur, apo operacionet e kryera, si dhe arrestimet e Policisë së Shtetit gjatë 2016-ës.
Përpara parashtrimit të raporteve, ai shprehet në shkrim se “e sheh të udhës të saktësojë leximin e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas një zëdhënësi të LSI në një konferencë për shtyp sot”, pavarësisht se nuk pret që “këtë lexim krejt të qartë të këndvështrimit të DASH mbi tre vite betejë kundër kultivimit të kanabisit, ta bëjnë kundërshtarët e betuar të Policisë së rilindur të Shtetit”.
Nga shkrimi i Saimir Tahirit:
Rapoti DASH 2017
Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm për prodhimin e marijuanës, e gjithashtu një rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregjet europiane. Ndërsa autoritetet shqiptare raportonin një rritje të arrestimeve dhe shkatërrim të ngastrave me kanabis në 2016, nga ana tjetër kishte raportime të shtimit të kultivimit të kanabisit në vend. Autoritetet shqiptare vazhduan bashkëpunimin rajonal me njësitë vëzhguese të Policisë Italiane dhe pati një rritje të numrit të fluturimeve për vëzhgimin e drogës në krahasim me vitin pararendës. Me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është prodhuese e rëndësishme e drogave të paligjshme, kimikateve prej të cilave prodhohet drogë, apo drogave sintetike. Qeveria e Shqipërisë nuk mban statistika për shkallën e përdorimit të drogave. Me përjashtim të marijuanës përdorimi i drogës nuk duket të jetë i shpeshtë.
Sipas Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në 2016 u kapën 30.14 metric tons (MT) marijuanë ndërkaq u shkulën në total 2.453.628 rrënjë kanabis. Gjatë fluturimeve kontrolluese (zbuluese) të Guardia di Finanza-s u identifikuan 2086 ngastra kanabisi dhe po kështu u konstatua një 5-fishim i nivelit të përgjithshëm të kultivimit. Policia e Shtetit kapi gjithashtu 57.33 kg heroinë dhe 7.16 kg kokainë.
Policia e Shtetit, duke përfshirë dhe policinë e kufirit, arrestoi 1.349 persona për krime që kanë të bëjnë me trafikun e drogës gjatë vitit 2016. Prokuroria e Krimeve të Rënda hetoi 273 procedime penale për trafik droge. Në këtë total përfshihen edhe 115 çështje të bartura nga vitet e mëparshme, ndërkaq 158 procedime u filluan gjatë vitit 2016. Gjatë 2016-ës Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi para gjykatës 55 dosje, në ngarkim të 81 të pandehurve. Gjykata e Krimeve të Rënda dha 65 vendimet fajësie, duke përfshirë edhe verdiktet e çështjeve që ishin bartur në këtë vit.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1370″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]