Në lidhje me një takim të përfolur mes tij dhe ish-minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar Shkëlzen Berisha. Ai thotë se e gjitha kjo është një sajim nga ana e disa portaleve dhe se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në këtë.
Edhe pse është e panevojshme thotë Berisha e ndjen të nevojshme që të sqarojë njëherë e mirë publikun rreth këtyre aludimeve.
“Duket se“burimet” e Habilajve kane pikuar disa portale qe aludojne per takime mes meje dhe kushuririt te tyre ish minister qe dyshohet dhe hetohet per trafik nderkombetar droge nga drejtesia shqiptare dhe italiane.
Ndonese e panevojshme,ne respekt te opinionit sqaroj se, keto lajme te rreme jane kryekeput shpifje lehtesisht te verifikueshme si te tilla. Arsyet e tyre duhen gjetur te paniku qe ka mberthyer kusheririn e trafikanteve nga zbardhja e perditshme e bisedave ku njerezit e tij te afert flasin per miliona euro dhe diamante qe perfundojne ne xhepat e tij nga trafiku i droges”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Pak ditë më parë disa media pranë qeverisë folën për një takim të Saimir Tahirit dhe të Shkëlzen Berishës në Gjermani, duke rënë në një ujdi mes tyre.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post