15:54 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Taksa e pronës nis nga një prilli. Detyrimi do paguhet nga koha e hyrjes në fuqi

17:02 | 09/06/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Taksa e pronës nis nga një prilli. Detyrimi do paguhet nga koha e hyrjes në fuqi

Detyrimi i familjeve për ta paguar taksën e pronës sipas formulës së re ka filluar që nga data 1 prill e këtij viti. Edhe pse shumica e bashkive vazhdojnë ta mbledhin taksën sipas formulës së vjetër, qytetarët do ta paguajnë diferencën e detyrimit mes taksës së re dhe asaj të vjetrës, në një kohë të mëvonshme. Kjo vlen edhe për qytetarët e Tiranës.

Vendimi i bashkisë së Tiranës për të shtyrë mbledhjen e taksës së pronës sipas formulës së re, nuk shtyn hyrjen e saj në fuqi, por vetëm kohën kur do të bëhet pagesa.

Deri në datën 31 mars taksa e pronës ka qenë fikse mbi sipërfaqen. Por nga data 1 prill taksa ka ndryshuar me ligj duke u bërë 0.05 për qind e vlerës së pronës.

Për shkak se nuk janë gati nga ana teknike shumica e bashkive të vendit, përfshirë atë të Tiranës vazhdojnë ta mbledhin taksën sipas formulës së vjetër. Por në momentin që do të kenë gati hartat kadastrale, atëherë bashkitë do të bëjnë automatikisht rakordimin, mes detyrimit që duhet të paguajnë familjet sipas taksës së re dhe atij që kanë paguar sipas taksës së vjetër.

Pra nëse një familje , në tiranë ka paguar 900 lekë taksë prone për periudhën prill dhjetor 2018, por sipas taksës së re duhet të paguante 4 mijë lekë, në fund të vitit ajo do të paguajë diferencën prej 3100 lekësh. E njëjta metodë do të ndiqet në të gjitha bashkitë e tjera të vendit, që nuk e mbledhin taksën sipas formulës së re.

Taksa e re e pronës është ndryshuar me ligj në parlament dhe nuk mund të ndryshohet nga asnjë bashki. Mënyra e vetme për të shtyrë hyrjen në fuqi të saj është përmes ndryshimit të ligjit nga parlamenti, por burime nga qeveria thonë se nuk ka asnjë plan për të ndryshuara ligjin, ndaj familjet do ta paguajnë detyrimin sipas taksës së re duke filluar që nga data 1 prill e këtij viti./TCH

Etiketa: taksa e prones
Pas

VIDEO/ Protestuesit zmbrapsin Ramën në Fier, kryeminstri detyrohet të ndërrojë rrugë

Para

Blindohet Fieri, Rama provokon protestuesit, pasi ndryshoi rrugën (VIDEO)

Para
Blindohet Fieri, Rama provokon protestuesit, pasi ndryshoi rrugën (VIDEO)

Blindohet Fieri, Rama provokon protestuesit, pasi ndryshoi rrugën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.