Ka nisur ditën e sotme, seanca dëgjimore në KPA për prokurorin Besnik Muçi, pritet të shqyrtohet edhe ankimi që KPA ka bërë për blerjen e apartamentit dhe makinën e prokurorit.
Shkak për këtë zvarritje të hetimeve është bërë fakti se dy pronarët ku Muçi ka blerë apartamentin dhe makinën, rezultojnë që të kenë precedentë penalë.
Muçi ka qënë i pranishën në seancë gjithashtu dhe vëzhguesi ndërkombëtar. Prokuroria e krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës kanë kthyer përgjigje në KPA për subjektin e rivlerësimit Besnik Muçi.
Muçi është shprehur se ka paraqitur me shkrim parashtrimin lidhur me aktet e ardhura nga Prokuroritë.
“Kam paraqitur me shkrim parashtrimin lidhur me aktet e ardhura nga prokuroritë. Ndërsa KPA e ka pyetur Muçin “lidhur me këto akte, cili ështe komenti juaj?”
Muçi ka thënë se nga këto dokumente nuk rezulton asnjë e dhënë që krijon konflikt interesi me shtetasin A.L. i cili ka qënë i përfshirë në procedime penale.
“A.L është një nga tatimpaguesit dhe biznesmenët më të mëdhenjë të Bashkisë Tiranë. Në 2018 kam derdhur në llogarinë e kompanisë 7 mije euro, për 2019 kam derdhur në llogari 14 mijë euro te ardhura këto nga një kontratë kredie.”
Përsa i përket deklarimit të pasaktë të pasurisë Muçi shprehet se ankimimi i KPA është i pabazuar në prova ndërsa ka paraqitur vetë prova të reja. KPA pyet Muçin se kur ka marrë dijeni se shtetasi A.L ishte i përfshirë në procedime penale?
Muci: Kam ardhur në dijeni pasi DISK ka sjellë raportin dhe pasi është bërë publike në media. Dua të sqaroj opinioni publik kush janë personat dhe me çfarë akuzohen. I pari është administratori i kompanisë, i dënuar për moskallëzim krimi, personi që mua më ka shitur apartamentin.
Personi tjetër i lidhur, është shtetas që unë i kam blerë një mjet. Ai është proceduar dy herë nga Prokuroria. Është dërguar në gjyq për drejtim në gjendje të dehur të mjetit dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Këmbëngulja e KPA për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë. Në kushtet kur nuk ka shkak ligjor për t’u pranuar gjatë procesit, vlerësoj që nuk jemi në rrethane për marrjen e kësaj prove.
KPA ndërpret seancën për të shqyrtuar provat e paraqitura nga Besnik Muçi, seanca pritet të rifillojë në orën 13:00.
(K.H/Faxweb.al)