04:06 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tattoo”/ Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së narkotikëve në Tiranë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar (EMRAT)

09:21 | 18/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tattoo”/ Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së narkotikëve në Tiranë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar (EMRAT)

Policia në Tiranë ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndës narkotike në bashkëpunim dhe ka arrestuar dy persona, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Ndërkohë ësgtë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, municion luftarak dhe aparate celularë.

Të arrestuarit janë Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë, dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç banues në Prrenjas.

Njoftimi i policisë:

Operacion policor antidrogë i koduar “Tattoo”, nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Tiranë.

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në bashkëpunim.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, municion luftarak dhe aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tattoo”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

– A.B, 24 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B, 21 vjeç, banues në Përrenjas.

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit A. B,, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xh. B, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

– 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

– 2 aparate celularë

– 1 dorezë metalike

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve A. B., dhe Xh. B., për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2, 278/2 të Kodit Penal dhe për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O. Gj.

 

Etiketa: 21 vjeç banues në Prrenjas.24 vjecArmando Beharibanues në Tiranë.dhe Xhevit Bogdani
Pas

Meta dhe Kryemadhi s’iu ndahen bjeshkëve, Presidenti tregon sa ditë kanë kaluar në ”përrallë”

Para

Kim Mehmeti shpërthen ndaj Ramës: I dështuar dhe i lig, mendon se pa të gjithçka do të shkonte në të sëmës

Para
Dikur mbështetës i flaktë i Ramës, Mehmeti: Po qeveris si në një spektakël televiziv, të tjerët janë dublantë

Kim Mehmeti shpërthen ndaj Ramës: I dështuar dhe i lig, mendon se pa të gjithçka do të shkonte në të sëmës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.