Ka nisur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ndaj 34 të arrestuarve në Tiranë, të cilët akuzohen se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë qenë përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në Tiranë.
Për shkak të numrit të lartë të përsonave të arrestuar, gjyqtarja e çështjes është shprehur se të arrestuarit do të ndahen me grupe, dhe më pas vendimi do të jepet në mënyrë të njëkohshme për të gjithë.
Për shumicën prej të arrestuarve burime bëjnë me dije se prokuroria do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg.
Kujtojmë se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, janë dhe ish kryetarët e Komunave Kashar dhe Farkë, si dhe ish-zyrtarë të tjerë lokalë.