Dy regjizorët Robert Budina dhe Kastriot Çipi në një intervistë për ‘Fax News’ para protestës që pritet të zhvillohet në mbrojtje të teatrit, kanë folur ndër të tjera edhe për shkrimin e publikuar në media se ata ishin dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendim gjykate.
Kastriot Çipi i cili kishte reaguar dhe më parë në ‘Facebook’ duke sqaruar pozicionin e tij rreth kësaj çështjeje, deklaroi se nuk bëhet fjalë për vjedhje, ndërsa theksoi se ajo çfarë është e rëndësishme të thuhet është se kjo ka të bëjë me qëndrimin e tij për Teatrin Kombëtar.
‘’Nuk ka pasur asnjë kallëzim, pra nuk bëhet fjalë për vjedhje, është një spekulim i ndyrë i gazetës së Mero Bazes. Bëhet fjalë për një proces civil, të një kompanie që është në pronësinë time, dhe këtu dua të sqaroj se zoti Budina është jashtë kësaj çështje. Është një mospërmbushje në kohë nga ana e kompanisë”, tha Kastriot Çipi ndër të tjera, ndërsa pyeti se përse ky shkrim nuk është bërë më parë por është lënë për tani.
Nga ana tjetër regjizori Robert Budina u shpreh se ai është shumë i qetë për këtë histori, duke e cilësuar si vërtetë minore.
Ai theksoi se ai do të mbledhë gjithë dokumentacionin dhe do ti kërkojë gazetës që e ka bërë shkrimin që të dalë me një përgënjeshtrim. Nëse nuk bëhet kjo, Budina paralajmëroi se çështjen do ta ndiqte në gjykatë.
“Unë nuk ka reaguar se unë jam shumë i qetë sepse kjo është një lojë aq e vogël. Por duhet një reagim. Unë do marr gjithë dokumentacionin nga qendra Kombëtare e kinemotografisë lidhur me përfshirjen e personit tim, do marr edhe me Kaçin (Kastriot Çipin) ato që kemi nga kompania e dikurshme. E thënë me fjalë të theshta ne bëmë një kompani së bashku, aplikuam për atë projekt, e fituam atë projekt, firmosëm kontratën, në një pikë të caktuar unë vendosë të largohem dhe e lashë të vazhdonte Kaçi. Më mbrapa vendimi i gjykatës doli në 2006 kur unë kisha 8 vite që nuk isha në kompani.
Pra përfshirja e personit tim në këtë është me qëllim, e para unë nëpërmjet dokumentacionit pasi ta kem bërë do ti kërkoj gazetës ta përgënjeshtëroj, nëse nuk do ta përgënjeshtrojë atëherë unë do ti drejtohem gjykatës për cënim të imazhit publik. Mendoj se kjo është forma më e mirë dhe këtyre njerëzve u duhet dhënë leksion se këta kanë marrë përsipër të zhbëjnë çdo gjë të sinqetë dhe këta e bëjnë për të dekurajuar edhe njerëzit e tjerë. Do ta çoj deri në fund se jo vetëm që nuk i kam borgj njeriu por më pëlqen që të jem dhe i varfër që tu dal përpara këtyre njerëzve.
Më akuzojnë ca njërëz qëmbrapa fshehin qindra milionë intertesa që bëjnë me pushtetit, Këta njerëz duhet ta marrin leksionin nga qytetaria”, tha ndër të tjera Robert Budina i cili shtoi se nga informacionet që ka këtë lajm e ka Bashkia, dhe prandaj nuk kishte emër.
“ Nga informacionet tona kuy lajm ka ardhur nga Bashkia, prandaj dhe nuk kishte emër, e fabrikoj Bashkia, u fut në kanalet shtetërore për ta gjetur, u mbars mali e polli një mi”, tha ai.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)