Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve nga deputeti Enkelejd Alibeaj në lidhje me Amnistinë Penale, ku u përfituan edhe të dënuarit nga GJKKO.
Në përgjigjen e tij, kryeprokurori tha dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe sipas tij SPAK nuk mund të ndërhyjë. Dumani shtoi se për amnistinë është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar.
“Dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë,. Është marrë mendimi nga institucioni në fazën e parë dhe jo në mënyrën sesi është miratuar. Kuvendi e di vetë sesi e ushtron këtë ndryshim ligjor.”– tha Dumani.