Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zbuluar ditën e sotme se ka kaluar Covid-19 në kohën kur në Shqipëri u mbajtën protestat për vrasjen e të riut Klodian Rasha në dhjetor.
Në këtë mënyrë Meta zgjodhi t’i përgjigjej akuzave të mazhorancës që ai është organizatori i protestave për vrasjen e të riut, akuzë kjo që u përsërit nga Kryeministri Rama ditën e sotme edhe në lidhje me protestën e kontrollorëve të Albkontroll.
“I gjithë ky tension është artifiacial është marrëzi. Ftoj kryeministrin, ministren, kontrollorët, ftoj përfaqësues të ambasadave të BE si president të zhvillojmë një çdo moment konferencë online që ti japim zgjidhje. Është një situatë që vetëm një i marrë mund t’ja bëjë vendit të tij. Persona të papërgjegjmëri që i motivon për dhunë vranë të riun Klodian Rasha kur Stresi me një thirrje i rrëzoi gjysmën e qeverisë, dhe më akuzonte mua. Unë isha në Presidencë me Covid. Jam mësuar me gjithë këto lloj akuzash. Kjo është një shaka e rëndë. Nuk mendoj se kontrollorët kanë të drejtë 100%, por të drejtë për zgjidhje kanë, të drejtë për përgjigje kanë, të drejtë për zgjidhje si në Kosovë kanë. Cfarë është kjo arrogancë,” tha Meta.
(E.H/Faxweb.al)