11:16 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Të dua, por po të lë të shkosh”, nëna e re publikon VIDEON kur la djalin te prindërit adoptues

13:07 | 12/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Të dua, por po të lë të shkosh”, nëna e re publikon VIDEON kur la djalin te prindërit adoptues

Një histori që për realitetin tonë shqiptar do të ishte vërtet tronditëse. Një nënë e re ka publikuar një video ku tregon momentet e fundit me djalin e saj të porsalindur, përpara se ta jepte atë për adoptim.

Sot 21 vjeç, Hannah Mongie, nga Utah, SHBA ishte 18 vjeç kur ngeli shtatzënë papritur me të dashurin e saj Kaden Whitney, me të cilin kishte vetëm pak javë lidhje.

Por bota e saj u kthye përmbys kur Kaden ndërroi jetë papritur në gjumë, për shkaqe natyrale, vetëm 2 muaj pasi kishin marrë lajmin e shtatzënisë.

Ata e kishin diskutuar çështjen e adoptimit pasi nuk ishin gati për një fëmijë, por pas vdekjes së partnerit e reja nuk mund të vendoste, pasi ai ishte dhurata e fundit që kishte nga Kaden.

“Por një ditë u zgjova dhe e dija që ai duhet të ishte me dikë tjetër”, shpjegoi Hannah, duke folur për vendimin për ta dhënë fëmijën e saj për adoptim.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, Hannah kaloi 48 orë me djalin e saj të porsalindur përpara se t’ia dorëzonte atë prindërve të rinj, Brad dhe Emily Marsh.

Ajo e shpenzoi këtë kohë për të filmuar një video emocionale të djalit të saj të vogël, ku shpjegoi edhe arsyet se përse mori këtë vendim të vështirë.

“Nëse nuk do të doja, nuk do të isha në këtë pozicion dhe ti nuk do të mund të kishe këtë familje të mrekullueshme. Të dua shumë Taggart Cayden Marsh. Djali im i vogël“, ishin fjalët e Hannah drejtuar të birit.

E reja tha se kishte dashur gjithnjë të ishte nënë, por momenti kur kjo ndodhi nuk ishte i përshtatshëm. Ajo rrëfeu se po ia jepte fëmijën dy prindërve të rinj, në mënyrë që ai të kishte një familje të mrekullueshme.

Më vonë ajo e ka takuar djalin e saj që qëndronte me prindërit e tij birësues, teksa në foto shihet që ai është një fëmijë vërtet shumë i shëndetshëm.

(E.K/FAXWEB)

 

Ritakimi me djalin

Etiketa: djalihistorianena e re
Pas

“10 fëmijë kanë vdekur brenda janarit”, reagon materniteti: Asnjë foshnjë nuk ka vdekur për shkak të mungesës së inkubatorëve

Para

“Reforma e ujit”, pezullohen nga puna 6 drejtorë të UKT-së

Para
Punësoi 18 punonjës gjatë fushatës, zv/kryeministrja çon në prokurori UKT

"Reforma e ujit", pezullohen nga puna 6 drejtorë të UKT-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Inflacioni bazë në rritje, arrin nivelet më të larta në një vit

Krujë/ Zbulohet plantacion me 591 bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori

Vazhdon ngërçi politik në Kosovë , konstituimi i Kuvendit dështon për të 34-ën herë

Qëlloi gardianin e burgut të Fierit me disa të tjerë, arrestohet 32-vjeçari, dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje

Komisioni i Stabilizim-Asocimiit në Strasburg, Zhupa: Ligje me porosi për të fuqizuar klientët e pushtetit. Licensa për kanabis, si licensa për vota

Ekspertët: Sulmet bërthamore ndaj Iranit nuk pritet të shkaktojnë katastrofën e Çernobilit

Abuzimet me tenderat në ARRSH, SPAK përfundon hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

Turqia rrit masat e sigurisë ajrore dhe dënon sulmet izraelite ndaj Iranit

Raketa Starship e SpaceX shpërthen gjatë testimit në Teksas (VIDEO)

Iran/ Zbulohet bazë dronësh e dyshuar për spiunazh, 18 persona në pranga

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.