Qeveria e re e bërë publike një javë më parë nga kryeministri Rama nuk çuditi askënd. Emrat që ishin përzgjedhur nuk përbënin surpriza përveç emrit të zëvendëskryeministres që për disa ishte mjaft e panjohur.
Senida Mesi u zgjodh për herë të parë deputete në Shkodër dhe menjëherë iu dha ky besim i madh.
Ndërkohë që shumica e tyre deputetë prej vitesh kanë bërë dhe deklarimin e tyre të pasurive pranë ILDKPI-së, publikuar nga ”Open Data Albania”.
Më poshtë ‘’Shuplaka” ju sjell pasuritë e deklaruara nga ministrat e zgjedhur, ku bie në sy që shumica e tyre të paktën publikisht janë të varfër. Pjesa më e madhe e tyre deklarojnë kredi, qoftë për blerjen e një banese, qoftë për blerjen e makinave.
Që të bëjmë një analizë të qartë krahasuese do të na duhet të presim dhe katër vite. Mbase deri në fund të katërvjeçarit shumica prej tyre do të ndryshojnë me disa shifra pasurinë. Jo për gjë po paga e një ministri është më e lartë se ajo e deputetëve.
Ose, ose siç ndodh shpesh familjarët e tyre do të arrijnë të kursejnë më shumë nga pagat e tyre.
Kryeministër: Edi Rama. Ajo që bie në sy janë të ardhurat mjaft të larta që merr bashkëshortja e tij Linda dhe shlyerja e një kredie për shtëpi. Ndoshta për vilën në Surrel….
Kryetari i Kuvendit: Gramoz Ruçi. Ajo që të bie në sy në deklarimin e pasurisë së tij është fakti se vajza fiton rreth 130 milionë lekë të vjetra në vit nga puna si notere.
Zv.kryeministre: Senida Mesi (nuk ka të dhëna, pasi nuk ka mbajtur deri më tani ndonjë post publik)
Ministër Shteti për Diasporën: Pandeli Majko
Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve: Sonila Qato (S’ka të dhëna derimë tani)
Ministër i Jashtëm: Ditmir Bushati
Ministër i Brendshëm: Fatmir Xhafaj
Ministër i Mbrojtjes: Olta Xhaçka
Ministër i Drejtësisë: Etilda Gjonaj (Nuk ka informacione)
Ministër i Kulturës: Mirela Kumbaro
Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës: Arben Ahmetaj
Ministër i Arsimit dhe Rinisë: Lindita Nikolla
Ministër i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social: Ogerta Manastirliu
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: Damian Gjiknuri
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Niko Peleshi
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit: Blendi Klosi
(E.K/SHUPLAKA)