08:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të gjithë kundër të gjithëve”, media italiane: Shqipëria gati të votojë, “lufta” mes të anketuarve

13:10 | 22/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të gjithë kundër të gjithëve”, media italiane: Shqipëria gati të votojë, “lufta” mes të anketuarve

Media italiane “Giornale di Puglia” i ka kushtuar një artikull të veçantë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri. Që në fillim të artikullit, ajo shkruan se “më 25 qershor pak më shumë se 1.7 milionë votues shqiptarë do u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri që do të jetë në detyrë për katër vjet”.

Ky parlament, sipas “Giornale di Puglia” do të merret me hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e për më tepër me zbatimin e reformës gjyqësore “që ka shqyer politikën shqiptare për më shumë se një vit”.

“Situata është shumë e tensionuar. Sulmet verbale të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Parlamentit dhe Presidentit të Republikës të zgjedhur Ilir Meta dhe kreut të ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë shkëmbyer çdo ditë, shpesh me ton shumë agresiv. Ata janë udhëheqësit e tre partive që do të ndajnë mandatet parlamentare në përputhje me votat e shqiptarëve.”, shkruan media italiane.

Më tej, ajo ndalet në situatën parazgjedhore në Shqipëri, tek sistemi tripolar siç shprehet ajo, ku ndryshe nga tri vite më parë, tani janë të gjithë kundër të gjithëve ndërkohë që LSI-në e cilëson si një kandidate serioze për të mbledhur vota dhe siguruar mandate, duke ua marrë kështu dy partive të tjera.

“Katër vitet e qeverisë së Edi Ramës kanë kaluar në mes të skandaleve të kontratave milionëshe dhe polemikave të fuqishme për përhapjen e kultivimit të marijuanës.

Analistët kryesore besojnë se Rama nuk mund të tejkalojë rezultatin e vitit 2013-të, kur ai mori 41.3%, një rezultat që do të garantonte sot zgjedhjen e jo më shumë se gjashtëdhjetë deputetëve nga 140 gjithsej, numër që nuk është i mjaftueshëm për një qeverisje një-partiake.”, shkruan ndër të tjera “Giornale di Puglia”.

Më tej, media italiane në fjalë ndalet tek sondazhet italiane, ku kryesisht Rama shihet si fitues me shumicë absolute, ndërkohë që një tjetër sondazh e nxjerr LSI-në në vend të dytë, përpara Partisë Demokratike.

“Kësaj here loja duket e hapur gjerësisht, me tri partitë politike, ku secila do jetë në gjendje të zgjedhë me cilin prej dy të tjerëve të bëjë koalicionin qeverisës. Votimi do të përfundojë në orën 19:00 të së dielës, por procedurat për numërimin e votave do të marrin disa ditë.”, citohet mes të tjerash në fund të artikullit.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: media italianepartite politikesondazhezgjedhje
Pas

VIDEO QË PO TRONDIT RRJETIN/ Si e qëllojnë ne shpulla vajzën e re në Turqi. Shkak pantallonat e shkurtra

Para

LSI denoncon me EMRA personat që ndajnë para në Vorë: Në krye të rrjetit qëndron Saimir Tahiri

Para
LSI denoncon me EMRA personat që ndajnë para në Vorë: Në krye të rrjetit qëndron Saimir Tahiri

LSI denoncon me EMRA personat që ndajnë para në Vorë: Në krye të rrjetit qëndron Saimir Tahiri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dha jetën për të shpëtuar dy turistë në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

Të shtëna në Madhesh të Ulëzës, ndërron jetë një 21-vjeçar

Mat/Gjendet i pajetë një 23-vjeçar pranë liqenit të Shkopetit

Trump dhe FIFA arrijnë akordin para Kupës së Botës

Zjarr në një kanal në fshatin Arapaj, Roskovec.Digjen kallama dhe ferra

Zjarrfikësit në luftë me flakët, mbi 100 të plagosur nga zjarri në Marsejë

I dërguari amerikan Steve Witkoff: Marrëveshja për armëpushim në Gaza është pranë

Përmbytjet në Teksas të SHBA, 109 persona të vdekur, 161 rezultojnë të zhdukur

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Më shumë se pesë muaj pas zgjedhjeve, tentativa e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.