00:15 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Të gjithë po ikin! Me fëmijë e katandi. Po ikin… ku? Kudo vetëm jo këtu! Ikin…”

10:54 | 20/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet Manjani pas thirrjes së Blushit për mocionin e mosbesimit ndaj Ramës

Ish-Ministri Ylli Manjani ka reaguar sot në lidhje me fenomenin e largimeve masive nga vendi ynë. Ai është shprehur se njerëzit flasin në emër të zgjdhësve edhe pse njerëzit nuk merren vesh me njëri tjetrin.

‘’Kriminelë e idiotë që fryjnë gushat e majme duke mërmëritur në emër të popullit që medemek i ka zgjedhur! Pika zgjedhjeve!’’, shprehet Manjani ndër të tjera.

Ai shprehet se për të ndihmuar ekonominë e njerëzve nuk bëri punë as kanabizimi i vendit, madje situata u bë edhe më keq sesa mund të mendohej.

SHKRIMI I PLOTË I YLLI MANJANIT:

Bosh…

Të gjithë po ikin! Me fëmijë e katandi. Po ikin… ku? Kudo vetëm jo këtu! Ikin…

Urrejtje për vendin? Ndoshta! E sigurtë është që politika, ajo që drejton vendin nuk bën! Ka vetëm sherr e shamata! Fjalë të mëdha e punë hiç!

Kriminelë e idiotë që fryjnë gushat e majme duke mërmëritur në emër të popullit që medemek i ka zgjedhur! Pika zgjedhjeve!

Nuk merren vesh me njëri-tjetrin?!S’e besoj! Vjellin vrerë aq sa i përçajnë njerëzit. Pastaj pajtohen, por njerëzit mbeten të ndarë!

Integrimi në BE? Fjalë pa kuptim! As vetë BE nuk e di përkufizimin e Integrimit.! Anëtarësimi është fjala e duhur! Por shqiptarët po ikin të “anëtarësohen” më shpejt se shteti i tyre! Për tu integruar andej, s’bëhet fjalë! Mendjen e kanë prap këtu!

Lajme,vetëm lajme! Punë jo e jo. Por as kulturë e art! Show me shalë jashtë dhe debate me fjalë fyese (jo detyrimisht të pisëta)! “Ta tregoj unë kush je ti”! Asnjë debat mbi idenë, vetëm për personin që hedh idenë! Pisllëk!

Njerëz që sta merr mendja duan të ikin! Të lajnë pjata diku në perëndim. Vetëm këtu të mos rrinë më! Krizë jo zgjedhore, as besimi! Nuk ka shpresë!

Hashashi nuk bëri fajde! Nuk i qetësoi njerëzit, përkundrazi i ngatërroi më keq. Tani edhe po i vret me njëri-tjetrin! Pritej deri diku, por jo kaq keq!

E ka fajin Republika?! Jooooo! Ç’faj ka Republika, nëse republikanët (jo PR) sillen si monarkë? Bëje si të duash Republikën, monarkët do sillen si dinë! Kushtetuta është dokument pa vlerë, në këto kushte!

“Nuk është demokraci, por hipokrizi”- thotë Prof Artan Fuga. Ka të drejtë! Ikja nga jipokrizia, është forma më e dukshme e protestës së shqiptarëve!

Shqipëria nuk braktiset nga varfëria sa ç’braktiset nga hipokrizia! Ka shumë që janë gati të pajatohen edhe me Autokracinë, mjafton të jetë e sinqertë! Kulmi, ku po katandisemi!

Puna konkurrohet denjësisht nga vjedhja! Nuk bën hajër me punë, jo! Vidh më mirë! Ose, ik! Sekterisu…

Po vendin kujt tja lemë? Edhe kalamajt po i edukojmë të IKIN! Po vijnë kinezë… Dikush thotë se po vijnë edhe Rusë!

Ndaj të bëjmë vettingun, që të tremben Rusët dhe Kinezët! Kështu i bie, se Shqiptarët ikën!

Ikën dhe po e lënë vendin Bosh… (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kanabizimilargimette gjithe po ikinylli manjani
Pas

”Atyre që flasin në emrin tonë qeveria iu jep poste në qeverisje”, Sinan Tafaj tregon prapaskenat

Para

“Pse ike nga Shqipëria dhe nuk bëre burg?”, Ismail Kadare rrëfen prapaskenat pasi u cilësua tradhtar

Para
“Pse ike nga Shqipëria dhe nuk bëre burg?”, Ismail Kadare rrëfen prapaskenat pasi u cilësua tradhtar

“Pse ike nga Shqipëria dhe nuk bëre burg?”, Ismail Kadare rrëfen prapaskenat pasi u cilësua tradhtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.