06:32 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Të jesh në gërmadha dhe të flasësh në telefon me Macronin”, Rama: Ambasadat na ndihmuan, i sulmuan gam-gam

20:05 | 26/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të jesh në gërmadha dhe të flasësh në telefon me Macronin”, Rama: Ambasadat na ndihmuan, i sulmuan gam-gam

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Spitali i Traumës për situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit që e tronditi në orët e para të mëngjesit, ndërsa përgjatë fjalës së tij ka përmendur gjendjen e jashtëzakonshme, por nuk ka kursyer as akuzat politike.

Pasi ka falenderuar ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës mjekësore, Rama i ka kushtuar mjaftueshëm kohë edhe falenderimit ndaj ndërkombëtarëve ku ka përmendur telefonatat në gërmadha me Macronin, apo Mitsitakis e Conte.

Por nuk ka lënë pa përmendur dhe falenderuar edhe ambasadat për të cilat duke interpretuar “gam-gam” tha se në ditët e fundit u vunë në shënjeshtër, sot që në mëngjes kanë shprehur gatishmërinë e tyre.

“Ka qenë një natë më fatkeqe që nuk mmahet mend për kombin shqiptar. Fatkeqësisht me humbje jetë njerëzish. Fatmirësisht kemi jo pak jetë të shpëtuara dhe kjo ditë ka qenë pa më të voglin diskutim dita e njerëzve të zakonshëm që në uniformën e Policisë, FA dhe Urgjencës Kombëtare, zjarrëfikëses apo edhe me uniformën e Trupave Sociale të Kosovës të ardhura në formën e një bashkimi kombëtar në dhimbje dhe sakrificë. Bluzat e bardha në krye të detyrës për të shpëtuar jetë njerëzish, plagë, trauma të të gjitha llojeve.

Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar por lus Zotin që të mos edhe shërim të të mbijetuarve nga rrënojat. Janë ngritur në këmbë me një frymë, që nga Gjermania, Franca, Greqia, Kroacia, miqtë në Rajon, Rumania, Zvicra, ambasadat. Jemi vënë në një shënjestër të ofrimit të ndihmës nga SHBA dhe Bashkimi Europian. Kemi qenë në një përpjekje këmbënguelëse në gërmimet nën rrënoja, kemi komunikuar intensivisht, të flasësh me Presidentin e Francës me përballë një gërmadhe në Durrës, kryeministrit Italian apo atë të Greqisë. 

Ambasadat që, nejse, ambasadat që në ditët e fundit u vunë në shënjeshtër, sot që në mëngjes kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që po e them tani, qeveria është e gjitha në terren. Mbase ky është një moment i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam-gam, dhe se jeta është shumë e shkurtër për gam-gamin e përditshëm. Siç bëmë me familjet në Korçë dhe Ersekë do bëjmë edhe me këto familje që janë shumë. Të gjithë po punojmë për një ditë ndryshe që vjen nesër, zyrtarisht zi kombëtare. Do të jetë një ditë për fillimin e realizimit të njerëzve pa çati dhe që janë në qiell të hapur, që do e kalojnë natën në çadra sepse për fat të keq nga traumat nuk e pranojnë dot tavanin mbi kokë”, tha Rama.

https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/3022335121128267/

Pas

“21 të vdekur e 45 të shpëtuar”, Ministrja e Mbrojtjes bën bilancin: Ja sa pasgoditje janë regjistruar

Para

Vetëvendosje anulon tubimin me 28 Nëntor në Tiranë: Gjithë energjitë tona tek të dëmtuarit

Para
Vetëvendosje anulon tubimin me 28 Nëntor në Tiranë: Gjithë energjitë tona tek të dëmtuarit

Vetëvendosje anulon tubimin me 28 Nëntor në Tiranë: Gjithë energjitë tona tek të dëmtuarit

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.