Ronela Hajati ishte e ftuar në “Why not” të Roza Latit ku gjatë emisionit moderatorja e pyeti për fobinë e saj, qentë e mëdhenj. Sapo Ronela filloi të fliste, dy qen erdhën në studio.
Ronela u tremb dhe iu lut Rozës t’i hiqte ndërsa kjo e fundit u çua dhe filloi të luante me ta.
“Të lutem, hiqe, të lutem, o mami, o maaa, të lutem hiqe”, i tha Ronela Rozës.
“Për Zotin, ej, e kam seriozisht, të lutem hiqe”, vazhdoi këngëtarja shumë e frikësuar.
“U bëra ujë në djersë, mbarova komplet si njeri, tani mund edhe ta kem bërë (në mbathje)”, tha Ronela, por “tortura” nuk mbaroi me kaq pasi njëri prej qenve i shkoi tek këmbët.
Ronela ulëriti dhe u lut sërish t’ja hiqnin qentë. “Të lutem se u dhjeva, të lutem, hiqe”, tha këngëtarja derisa qentë më pas i nxorrën nga studio./Xing.al