Të martën Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndëishme përballë Maqedonisë. Edhe pse të paktë në nuëmr, nga ajo që jemi mësuar të shohim në ndeshje të tjera, as në këtë takim nuk do të mungojnë tifozat kuqezi.
Rreth 450 mbështetës shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas dhe ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë, raporton Super Sport.
Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që nuk do të mungojnë në stadiumin me kapacitet prej 6,500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit.
Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit, ndërsa stadiumi “Mlladost” i Strumicës është rinovuar në mënyrë artificiale, duke u klasifikuar në kategorinë e tretë të UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare.
(E.K/SHUPLAKA)