Pasi i dha fund marrëdhënies me Karrueche Tran, këngëtari i njohur Chris Brown duket se është kthyer sërish në krahët e ish të dashurës së tij Indyamarie, me të cilën ishte ndarë 4 vite më parë.
Çifti duket se kanë rindezur romanzën e tyre pasi u panë bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit të Brown dhe Eric Bellinger, “Type a Way”.
“Chris dhe 25-vjeçarja ishin kapur për dore dhe qeshnin me njëri-tjetrin,”-shprehen burime të afërta me çiftin për mediat ndërkombëtare rozë.
Aludimet morën më tepër formë pas publikimit të një fotoje në faqen e tij në Instagram nga reperi ku Indyamarie shihej të mbante veshur xhaketën e tij.
Brown është babai i një vajze, Royalty, me Nia Guzman, ndërkohë kujtojmë se jeta e tij personale u trazua në fillim të këtij viti pasi paditi për shpifje një grua që e kishte akuzuar Chris për përdhunim gjatë kohës që ai ishte në Paris.
Ndërsa, Brown mohoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me gruan.
Discussion about this post