Para bashkisë së Shkodrës ditën e sotme është zhvilluar një protestë për vdekjen e punonjësit të Komunales teksa ishte në krye të detyrës, si dhe për plagosjen e kolegut të tij.
Një grup njerëzit, përkrahur nga shoqëria civile dhe gazetarë, janë mbledhur para Bashkisë së Shkodrës, ku kanë protestuar për vdekjen e Kleotos Çelikut, ndërsa kërkojnë që ky institucion të marrë përgjegjësitë që i takon.
“Ti nuk je bashkia ime”, “Injoranva vret”, këto janë disa prej pankartave që kanë shoqëruar sot protestuesit.
Por ajo që vihet re edhe nga këto foto është se në vendin ku po bëhej protesta janë parkuar disa makina të Bashkisë.
“Parkimi i këtyre makinave para bashkisë Shkoder nga titullarja e saj ndërsa po zhillohej një protestë për një jetë të humbur nga përgjegjesia e juaj, nuk është asgjë ma teper se sa një poshtersi e juaja dhe ju bën edhe më shumë me faj!!! E turpshme”, shprehet gazetari Ervis Nabolli. (J.V/Shuplaka)