Në një intervistë me “Good Morning Britain”, babai i Meghan ka folur për dasmën e të bijës, për të cilën tha se ishte një çast i vështirë në jetën e tij, pasi ai ishte i sëmurë.
Ai ka rrëfyer se vajza e tij u prek shumë, kur i tha se nuk mund të vinte në dasëm.
“Meghan qau, jam i sigurt, dhe të dy më thanë të kujdesesha për veten. Ishin të shqetësuar për mua”, tha 73-vjeçari.
“Absolutisht doja ta shoqëroja time bijë drejt altarit”ka thënë ai.
Mediat vendase raportiojnë se i ati i Meghan, e ka parë dasmën e të bijës nga një dhomë e vogël hoteli.
“U mërzita shumë që s’e shoqërova dot drejt altarit, sepse gjithë bota po shihte time bijë.
Aspekti më fatkeq i gjithë kësaj është fakti që unë jam një shënim në fund të faqes së historisë. Nuk jam babai që shoqëroi të bijën drejt altarit”.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post