Ka patur disa të shtëna me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Korçës ku dyshohet se ka të bëjë me një atentat por që fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të këtij qyteti rreth orës 22:00 pranë shkollës “Demokracia” duke shkaktuar panik të madh tek qytetarët.
Dyshohet se autorët që kanë qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen” kanë qenë dy persona, për kapjen e të cilëve Policia ka ngritur disa postoblloqe.
Nga të dhënat paraprake thuhet se personin i cili ka në pronësi automjetyin që është qëlluar është me precedent penal por që ka shpëtuar sepse në momentin kur është qëlluar nuk ndodhej brenda në makinë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)