Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku ka zhvilluar takime me qytetarë dhe sipërmarrës.
Sipas tij bizneset e vogla kudo në Shqipëri janë në një krizë të thellë.
“Xhiro ditore ka rënë nën 50 përqind dhe shumë sipërmarrës të vegjël po detyrohen të mbyllin aktivitetin.Qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët ndërsa Bashkia e Elbasanit po ju vjel të gjitha detyrimet vendore ndonëse u zotuan se kjo nuk do ndodhte.7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin. Por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh” u shpreh Basha.
Kryetari i PD-së ndër të tjera tha se me votën e lirë të qytetarëve do t;i japin zgjidhje krizës ekonomike.
“Të lodhur, të mashtruar, të varfëruar e të braktisur qytetarët kërkojnë ndryshim.Të bashkuar dhe me votën e lirë të qytetarëve do të sjellim normalitet dhe do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike duke krijuar mundësi për punë e mirëqenie për çdo shqiptar” shprehet Basha.
Discussion about this post