Një bankë kombëtare është grabitur në Greqi në zonën e Petralona-s.
Dy burra të pajisur me armë, kallashnikovë dhe pistoletë kanë marrë para nën kërcënimin e armës.
Të dy grabitësit ishin veshur me uniforma mjekësore, dhe mbanin nga një armë secili.
Ata kanë marrë një shumë ende të paditur parash nga arkëtari, i cili është tmerruar pasi i kanë drejtuar armën.
Dy autorët më pas u larguan në drejtim të paditur.
Forca të forta policie janë në vendngjarje për momentin, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.