Policia në Tropojë ka arrestuar një 23-vjeçar banues në fshatin Bujan, Tropojë pasi duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin A.B duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.
I arrestuari është Fatlind Vidrica, 23 vjeç. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tropojë.
Më datë 14.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan, duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin A.B duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.
I dëmtuari shtetasi A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal. (B.H/Faxweb)