07:51 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmeti/ Karikaturisti Agim Sulaj flet për nismën e përhapur në 45 shtete: Arritëm diçka të mrekullueshme (VIDEO)

11:08 | 11/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti/ Karikaturisti Agim Sulaj flet për nismën e përhapur në 45 shtete: Arritëm diçka të mrekullueshme (VIDEO)

Karikaturisti me famë ndërkombëtare, Agim Sulaj ka treguar për Fax News sensibilitetin që kanë treguar artistët nga shumë vende të botës për ngjarjen që tronditi Shqipërinë me 26 Nëntor ku një tërmet i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha në njerëz dhe banesa.

Sulaj tha se artistët nga 45 vende të botës kanë sjellë art “Shqipëria e pas tërmetit”, ndërsa theksoi se ideja e kësaj nisme të nisur prej tij ishte organike dhe lindi menjëherë pas ngjarjes.

Sipas tij, tërmeti i 26 Nëntorit është bërë simbol i solidaritetit dhe mbështetjes që kanë dhënë artistët nga e mbarë bota për Shqipërinë, duke e hedhur në letër dhe bërë publike në vendet e tyre dramën që kaluan shqiptarët.

“Ndjeja të bëja diçka edhe unë për atë që ndodhi. Mendoj se gjithkush ka bërë diçka në të tijën sipas edhe profesionit që ka ndaj unë bëra një thirrje ndaj artistëve dhe miqve që njihja. Nuk e imagjinoja një përmasë aq të madhe që do të merrte situata. E shpalla konkursin me datë 3 dhe deri në datë 7 kisha kohë, dhe pse kaq pak kohë çuditërisht ndodhi ajo gjë që doja të ndodhte, fjala ‘solidaritet’. Kur solidariteti dhe arti kombinohen me njëri-tjetrin bëjnë gjëra të mrekullueshme. Pikërisht me këto punime do të bëjmë një ekspozitë ndërkombëtare në Tiranë. Karikatura ndryshe nga letërsia flet me mesazhin dhe krahasimin e imazheve. 

Nisma që kemi marrë është e hapur, kanë sjellë krijime artistë nga gjithë bota, nga të gjitha moshat, madje kemi edhe karikatura fëmijësh që na kanë ardhur nga fëmijët që kanë përshkruar tërmetin dhe situatën e krijuar pas tij. Këtë vit prezantoj krijimet e mija mbi Tiranën, Durrësin, Beratin etj që do të promovohen me datë 12 Dhjetor tek “Plaza” në Tiranë. Çdo tre muaj jam vlerësuar me çmime ndërkombëtare, në Itali, Hollandë, Brazil, Itali. Doja që përmes ftesës tuaj dashamirëse të flisja edhe për nismën time por edhe për anën time profesionale sepse një herë në vit vij në Shqipëri. Shpresoj që pas kësaj situate të ruajmë këtë komunikim me njëri-tjetrin, të ruhet solidariteti, humori që është arma më e fuqishme”, tha Sulaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Mbledhja e KLGJ/ Zbardhen emrat e gjyqtarëve për mediat. Cilat ishin vendimet e rëndësishme që u morën

Para

Fotot që po ‘çmendin’ rrjetin, liderët botërorë siç nuk i keni parë kurrë!

Para
Fotot që po ‘çmendin’ rrjetin, liderët botërorë siç nuk i keni parë kurrë!

Fotot që po 'çmendin' rrjetin, liderët botërorë siç nuk i keni parë kurrë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.