Tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit nuk ka kursyer as institucionet arsimore. Disa shkolla janë mbyllur për shkak të dëmtimeve, ndërsa mësimi u pezullua për disa ditë.
Teksa vendi pak nga pak po i rikthehet normalitetit dhe mësimi rifilloi, Bashkia e Fierit ka vendosur të shembë dy shkolla.
Një prej tyre është shkolla 9-vjeçare “Darëzezë e Re”. Sipas informacioneve, shkak për shembjen është bërë amortizimi nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Ende nuk dihet se kur do të nisë shembja apo se ku do të dërgohen nxënësit për të vijuar mësimet. Kujtojmë që ditën e djeshme në Durrës u shkatërrua shkolla 9-vjeçare “Neim Babamento”. Fadromat rrafshuan shkollën për shkak të dëmeve që kishte marrë nga lëkundjet e forta të tokës.
(M. I./ Faxweb.al)