Në fjalimin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, i kushtoi një rëndësi të veçantë politikës së jashtme të SHBA-ve dhe Britanisë.
Duke u ndalur tek ndërhyrjet ushtarake që i cilësoi si “ndërhyrje liberale” në vendet si Kosova, Libia, Iraku, Afganistani, ajo kërkoi nga Donald Trump që të bëjë më shumë për të mbrojtur Europën Lindore nga ndikimi rus.
Sipas saj, nuk ka kuptim kthimi në politikat e së kaluarës, ndaj SHBA-të dhe Britania e Madhe duhet të bëhen bashkë për të mbrojtur interesat përballë Rusisë.
“Kur është fjala për Rusinë, këshilla ime është që të angazhoheni, por të kini kujdes. Ne nuk duhet të rrezikojmë arritjet e Presidentit Reagan apo Kryeministres Thatcher.”, u shpreh ajo. (XH.A/SHUPLAKA)