22:47 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Timoni” i Ramës në duart e votuesve të lëkundur, pavarësisht propagandës ai e di që s’i ka 1 milionë votat e 2013-tës

19:01 | 23/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Koha kur Presidenti kishte fuqi kushtetuese, Meta djeg përfundimisht Nanon”, analisti publikon FOTON “presidenciale”

Nga Arben Vata*

Pavarësisht propagandës së shfrenuar në media dhe Facebook, edhe vetë Edi Rama është i sigurtë që këtë herë nuk i ka 1 milion votat që ai në krye të koalicionit të majtë mblodhi 4 vjet më parë. Ikja e ashpër e LSI, është domethënëse për rezultatin e PS në këto zgjedhje. 
Votat e LSI, në variantin më të mirë për PS, janë të paktën aq sa ishin në 2013. Nga ana tjetër, vetëm një Idiot nuk e kupton se votat e PD janë rritur ndjeshëm. Jo vetëm për shkak të sukseseve politike të kësaj partie, por edhe për shkak të dështimeve, korrupsionit dhe mos mbajtjes së premtimeve nga ana e kryeministrit. Sipas kësaj logjike të thjeshtë, PS do të pësojë një ulje të konsiderueshme të votave në këto zgjedhje.

Nga ana tjetër, nuk është sekret të theksohet se shqiptarët më së shumti votojnë majtas. Historia zgjedhore në këto 27 vjet këtë ka treguar. Shuma e votave të së majtës në me të shumtën e rasteve ka qenë më e madhe sesa votat në thesin e së djathtës. Tjetër gjë pastaj se e majta shpesh është përçarë dhe kjo ka çuar në një qeverisje të drejtuar nga e djathta. Nuk është çudi që kjo të ndodhë sërish edhe këtë herë. 
Kryeministri I trembet PD por edhe LSI. Megjithatë ai më shumë i trembet votuesit të lëkundur apo shtesës së atyre që nuk votojnë fare pasi janë të zhgënjyer nga politika. Pak ditë më parë, ai u kërkoi atyre që të votojnë, pavarësisht se për kë. Në fakt, Rama e njeh mirë mentalitetin e shqiptarëve, të cilëve nëse u kërkon të të bëjnë diçka, ata bëjnë të kundërtën.

Rama pikërisht këtë dëshiron. Që të pavendosurit të mos votojnë, sepse ata janë përgjithësisht vota kundër qeverisë. Ndaj Rama nuk i do ata që të votojnë të dielën e 25 qershorit. Nuk është çudi që edhe votimet të jenë lënë qëllimisht për Bajram. Një qeveri që ka qeverisur keq, ka interes që njerëzit të mos dalin në votime.

Qeveria e di se për të voton si garnizon ushtarak administrata si dhe votuesit tradicionale. E majta e ka praktikë të hershme këtë punë, kurse kjo nuk mund të thuhet për të djathtën,e cila është më liberale edhe kur është fjala për votën. Por vota është mjeti i vetëm nëpërmjet të cilit qytetari ushtron pushtetin e vet, njëherë në dy ose katër vjet.

Nëse qytetarët mendojnë se janë më mirë gjatë këtyre katër viteve, nëse mendojnë se qeveria ka mbajtur premtimet, nëse mendojnë se nuk pasur krim dhe korrupsion, (ashtu siç thotë opozita por edhe LSI), atëherë të votojnë sërish këtë qeveri. Nëse mendojnë të kundërtën, të votojnë për ta larguar atë nga zyrat e pushtetit. 
Gjithsecili në familjen e vet është në gjendje të bëjë bilanc për katër vjet, pa u ndikuar prej preferences politike. Është mirë të kuptojmë se në parlament dhe në qeveri futen vetëm ata që i shohim në radhët e para të fushatës.

Ne te tjerët që votojmë, nuk na bie kurrë radha të përfitojmë pushtet direkt nga fakti që fiton partia që ne votuam. Populli i thjeshtë sërish do të bëjë llogaritë e muajit në familje sapo të mbarojnë zgjedhjet. Janë vetëm një grup I vogël që bën llogaritë e pushtetit. Ndaj është mirë që ta përdorim votën për vete. Për të ndëshkuar ata që gënjejnë dhe për tu dhënë shansin atyre që me programin e tyre premtojnë ndryshim. 
Në të kundërt, askush nuk ka pse ankohet për qeverinë që ka.

As qeveria nuk ankohet në këtë rast për popullin qe ka, sepse është ky popull qe e mban atë në pushtet. Popullin nuk e ndërrojmë dot. Por qeverinë mundemi, sa herë që ajo gabon. Dhe kjo ka ndodhur, edhe pse në ndonjë rast me vonesë.

 

Etiketa: Arben Vataopinione dhe analiza
Pas

Basha mbyll fushatën në Durrës, por para se të ikë u kujton qytetarëve se kanë vetëm dy mundësi

Para

Ben Blushi tregon për herë të parë në një studio televizive marrëdhëniet me tre fëmijët: Do të doja të kisha më shumë

Para
Ben Blushi tregon për herë të parë në një studio televizive marrëdhëniet me tre fëmijët: Do të doja të kisha më shumë

Ben Blushi tregon për herë të parë në një studio televizive marrëdhëniet me tre fëmijët: Do të doja të kisha më shumë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.