Në një kohë që Tirana ‘’zien’’ nga zhvillimet në disa ngga institucionet kryesore kryeministri rama vinon me vizitën në Koosvë. Ai ka takuar sot në Prishtinë përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai deklaroi se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është një proces tërësisht i tepërt dhe se ky është fillimi i një pune të përbashkët të dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër-arreste të një kohe, që i përket të shkuarës.
Rama tha se me përfaqësuesit e AAK-së kanë diskutuar për situatën në tërësi dhe sfidat e përbashkëta.
“Unë uroj dhe besoj që procesi i Ramushit do të jetë përfundimi që ne duam. Nuk është fundi, por fillimi i një pune të përbashkët i dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër-arreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe na shfaqen në këto forma që na kujtojnë që e shkuara është një kërcënim për ne, ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme”, tha ai.
Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ardin Gjini ka falënderuar kryeministrin Rama për angazhimin e tij për lirimin e Haradinajt pas arrestimit në Francë me kërkesë të Serbisë. (E.K/SHUPLAKA)
![rama-ne-kosove](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/02/rama-ne-kosove-600x326.jpg)