Gjermania përfshihet sërish në një tjetër sulm me sëpatë, pikërisht në të njëjtin qytet, në Dusseldorf. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së qytetit, Andreas Ccogala, i cili tregoi se si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur një 80-vjeçar.
Por fatmirësisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë agresori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë një shkollë e mesme po mbahet e mbyllur për shkak të frikës që shkaktuan sulmet njëri pas tjetrit.
Megjithatë sulmi i mbrëmshëm ku mbetën të plagosur disa persona, dhe midis agresorëve u përmend edhe përfshirja e një kosovari, janë dy ngjarje që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. (D.D/Shuplaka)