Ish-presidenti Bamir Topi ka folur sot në 5-vjetorin e krijimit të FRD-së duke thënë se do të ishte fatale që nga zgjedhjet të kemi një produkt që PS të jetë më e fortë dhe opozita të jetë po ashtu e majtë.
“Duhet organizimi i së djathtës. Do ishte fatalitet të kishim një Parti Socialiste më të fortë dhe një opozitë të majtë. Ky do ishte një absurditet që s’ka ndodhur ndonjëherë. Liderët duhet të rregullojnë komunikimin, të bëhen qytetarë, të mos futen në hiret e orientalizmit. FRD patjetër që do t’i shërbejë këtij misioni, ne kemi pasur vullnetin të jemi në çdo palë zgjedhje”,-tha Topi.
Në 5-vjetorin e themelimit të FRD-së, Topi theksoi po ashtu se sot shteti është në ditën e tij më të zezë. Ai theksoi ndër të tjera se ndryshimet kushtetuese të 2008-ës janë reflektuar edhe sot në 2017-ën, ndërsa janë pranuar si gabim nga opozita e sotme.
Ndër të tjera, Topi sulmoi dhe ish-kryeministrin Berisha, duke shtuar se ‘çorba që ai bëri në 2008-ën, po e ha sot kryeopoziatri Basha me garuzhde’.
Topi po ashtu u shpreh se në fillimet e njohjes me Bashën kishte shumë pritshmëri nga ai por se tashmë sipas ish-presidentit Basha nuk po ashkëputet dot nga “ati shpirtëror i PD-së, Berisha”, siç u shpreh ai.
(M.D/Shuplaka)