05:59 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Topi tregon për takimin me Ramën kur opozita ishte në çadër: Ishte i qetë se mund të hynte në zgjedhje pa PD-në

21:59 | 31/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Topi tregon për takimin me Ramën kur opozita ishte në çadër: Ishte i qetë se mund të hynte në zgjedhje pa PD-në

Kryetari i FRD, Bamir Topi, duke folur gjate Asamblese se Frymes se Re Demokratike, ku eshte pranuar ftesa e kryeministrit Edi Rama per te hyre ne negociata me maxhorancen./r/n/r/nLeader of FRD, Bamir Topi, speaks during the Assembly of the New Democratic Spirit, which is accepted the invitation of Prime Minister Edi Rama to enter into negotiations with the majority.

Kreu i FRD-së, Topi tha sonte në “Studio e Hapur”  se është surpizuar nga marrëveshja PD-PS , pasi gjatë një takimi që ka patur më herët me kryeministrin Rama është njohur edhe me qëndrimin e këtij të fundit lidhur me protestën e opozitës.

Topi ka rrëfyer edhe momente nga takimi i tij me kryeministrin Rama gjatë ditëve që opozita ndodhej në çadrën e protestës.

“E kam takuar Ramën gjatë kohës kur opozita ishte në çadër. Padyshim që nuk ishte i qetë për faktin se protestohej pranë zyrës së tij. por nga ana tjetër dukej i qetë për faktin se mund të shkonte në zgjedhje edhe pa PD. Unë këtë bisedë e kam bërë drejtpërdrejt dhe rrëfeje. I kam thënë se së pari historia e kësaj marrëdhënie, çadër në bulevard dhe zyrë në kryeministri nuk është e alternuar. E keni bërë dhe ju dhe keni krijuar një precedent.

Por kjo nuk duhet të vazhdojë. Unë kam qenë një kryetar shteti dhe i kam thënë se nuk duhet të ndihesh kurrë i lumtur që të shkosh në zgjedhje pa opozitën.

Unë atje në çadër kam kundërshtarin tim politik, ndoshta edhe me doza personale, por zgjedhje pa opozitën nuk është pozitive. Ndaj them se marrëveshja Basha-Rama ishte surprizë. Nga ana tjetër kujtojmë që edhe Basha thoshte nuk shkojmë në zgjedhje me Ramën. Por unë e pranoj rolin e madh të ndërkombëtarëve. Ndërhyrja e tyre i ul palët, por këta shkuan edhe më tej, me këtë marrëveshje. Unë mund të them se kjo marrëveshje ishte e papritur, e papërgatitur, pasi kanë qenë shumë kaotikë para arritjes së saj. Dhe më pas kanë arritur një marrëveshje okulte”, -tha Topi.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: topi
Pas

Tirana fiton kupën e Shqipërisë, mposht Skëndërbeun 1-3, kjo kupë nuk e shpëton nga turpi i rënies nga kategoria

Para

Pagjumësi, rënie fokësh, thonj të brishtë…ja çfarë ju mungon

Para
Pagjumësi, rënie fokësh, thonj të brishtë…ja çfarë ju mungon

Pagjumësi, rënie fokësh, thonj të brishtë…ja çfarë ju mungon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.