12:50 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Trafikimi i heroinës te “Myslym Shyri”, 3 prej të arrestuarve nuk i shpëtojnë burgut

13:24 | 24/04/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trafikimi i heroinës te “Myslym Shyri”, 3 prej të arrestuarve nuk i shpëtojnë burgut

Para gjykatës kanë dalë sot pesë personat e arrestuar nga forcat e Antidrogës së Tiranës, gjatë një operacioni të zhvilluar vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë, në rrugën “Myslym Shyri”. 

Sipas një portali online në seancën e sotme, gjykata caktoi masat e sigurisë për pesë të arrestuarit.Për tre prej tyre djha masën arrest me burg, ndërsa për dy të tjerë vetëm detyrim paraqitje.  

MASAT E SIGURISË:  

Abdyl Musagaj – arrest ne burg.

Fatjon Baliti – arrest ne burg me afat 30 dite sipas kerkeses se prokurorit.

Nikolin Merko – arrest ne burg.

Tomorr Shqezi, prokurori kërkoi arrest me burg afat 30 dite, kurse gjykata i caktoi detyrim paraqitje. 

Ervin Myftiu, prokurori kërkoi arrest me burg me afat 30 dite, gjykata vendosi detyrim paraqitje.

 

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 21.04.2017, Specialistët e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “Mini Market” në pronësi të shtetasit N. M., ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë
– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva
– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”
– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”
– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Drogamyslym shyrte arrestuarit
Pas

E rëndë në Tiranë, thikë adoleshentit tek “Petro Nini” pas sherrit mes nxënësve

Para

Ngec makina e policisë në Kuçovë, qytetarët i vënë duart dhe e shtynë (FOTO)

Para
Ngec makina e policisë në Kuçovë, qytetarët i vënë duart dhe e shtynë (FOTO)

Ngec makina e policisë në Kuçovë, qytetarët i vënë duart dhe e shtynë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zëvendëspresidentja e BKA-së, vizitë pune në Policinë e Shtetit

Tiranë/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet, arrestohen 30 shoferë, pezullohen 22 leje drejtimi

Tnetoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh, shpëton mrekullisht 32-vjeçarja në Tiranë

Katër ditë pas sulmeve, Izraeli shpall kontroll total ajror mbi Iranin

Të shtëna me armë në festival në Utah të SHBA-ve! Tre të vdekur, përfshirë një foshnjë

EMRI/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi me mjet prerës, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Rrëzohet në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase në GJKKO

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

Teherani i bën thirrje thirrje Britanisë, Francës e Gjermanisë: Ndalni Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.