Një lajm tronditës na vjen nga një familje shqiptare në Itali. Sipas mediave italiane, prindërit kanë gjetur të pajetë, në dhomë djalin e tyre Aldi Cala.
Për autoritetet vendase, prindërit janë shprehur se djali i tyre e kishte kaluar mbrëmjen me shokët dhe ishte kthyer vonë dhe kishin vendosur për të mos e bezdisur dhe ta linin të flinte deri vonë. Por, kur kanë parë se ai nuk po dilte nga dhoma, edhe ndërkohë që kishte kaluar shumë kohë e ishte bërë pasdite, hynë në dhomë ta shihnin.
Ata e thirrën, pastaj iu afruan shtratit. Fatkeqësisht, i riu nuk u përgjigj. Zemra e tij kishte kohë që kishte ndaluar së rrahuri. Ata menjëherë dhane alarmin dhe kerkuan ndihme, moren 118 dhe menjehere ne vend mberriti ambulanca. GJithcka ishte e kote, pasi mjeket vetem konfirmuan qe ai kishte nderruar jete.
Nuk dihen shkaqet, për te cilat pritet ekzaminimi mjeko-ligjor. Dyshimet e para janë për një vdekje të natyrshme, pasi prindërit kanë treguar se ai bënte një jetë të rregullt, nuk pinte as alkool e as substanca të tjera. Megjithatë priten të dhenat e autopsisë.