Zhytësit e Gardës Bregdetare identifikuan rrënojat e anijes së fundosur në 60 metra thellësi dhe një pjesë e njerëzve që mungonin pas fundosjes.
Një foshnje gjendet ende në fund të detit, duke përqafuar nënën e tij të re, sipas la Repubblica.
Të hënën e kaluar, zhytësit e Gardës Bregdetare të Lampedusa kanë identifikuar varkën e vogël të fundosur në gjashtë milje nga Lampedusa dhe rreth dymbëdhjetë nga shtatëmbëdhjetë trupat që ende mungojnë.
Nuk përjashtohet mundësia që ka akoma trupa të tjerë rreth e rrotull.
Pas punës pa ndërprerje nga të gjitha bërthamat zhytëse të disponueshme të udhëhequra nga Komandant Raiteri, trupat u morën nga roboti nënujor i kontrolluar nga distanca.
Për rikuperimin e të gjithë trupave, të cilët ndodhen në kushte të mjerueshme, do të duhen disa ditë por tashmë, nesër zhytësit do të fillojnë të punojnë për të shpejtuar kohën.