Një 12-vjeçar vjeçar është bërë shkaktar i një tragjedie gjatë pasdites së sotme në Meksikë.
Në një shkollë amerikane në Monterrey, i mituri ka qëlluar me armë zjarri 2 nxënës dhe mësuesin e tij, si dhe ka plagosur edhe 3 persona të tjera.
Mediat vendase raportojnë se i mituri Federiko Guevara, ka hyrë në shkollë me një armë në dorë, dhe ka qëlluar pa dallim ndaj nxënësve të tjerë.
Sekretari i qeverisë lokale të Nuevo Leon, Aldo Fasci, ka deklaruar se edhe agresori është plagosur gjithashtu.
“ Në kamerat e sigurisë mund të shikoni të miturin të nxjerrë armën, të qëllojë bdaj një mësuesi dhe një nxënësi”, shprehet Fasci për një telivizion lokal.
“ Ai qëndroi aty për pak, e drejtoi armën ndaj nxënësve të tjerë dhe pak minuta më vonë qëllon sërish. Ende nuk kemi një motiv për këtë veprim”, thekson sekretari.
Arsyeja që e ka shtyrë të miturin të kryejë këtë akt, mendohet të ketë qenë depresioni që ai e vuante prej shumë kohësh.