Ergest Alija 29 vjeç me origjinë nga Librazhdi është shqiptari që mbeti i vdekur tre ditë më parë në burgun e Trikallasë në rrethjana të paqarta, ndërsa u qëllua nga dy rusë, pas një sherri, motivet e të cilit nuk dihen.
Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, Alija nuk mund t’iu mbijetonte dot plagëve të rënda, të marra në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i 29 vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për vijimësinë e hetimeve nga policia.
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, një postim vërtetë prekës ka pasur dhe e fejuara e tij, me orgjinë nga Vlora, e cila përmes disa reagimeve në rrjetet sociale, shprehet e dërrmuar për këtë humbje.
‘’Ti ishe dashuria ime, dielli im”, shkruan e fejuara e Ergest Alijajt.
Pas vrasjes së të riut një rrëfim të dhimbshëm në lidhje me familjen e të ndjerit ka bërë një nga të afërmit e tij. Sipas të afërmit 29 vjeçari nuk është e vetmja humbje e familjes, pasi që më herët atij i kanë ndërruar jetë dy vëllezërit e tij më të vegjël, ndërsa kjo do të ishte një tjetër tragjedi e familjes së tij.
Rusi që plagosi për vdekje shqiptarin më 1 maj, tentoi të kryente vetvrasje në ambjentet e burgut të Trikallës pasditen e së enjtes. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin e Ndihmës së Parë në Trikala, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij.
Kujtojmë se burgu famëkeq i Trikalës nuk është hera e parë që ndodhin kësi lloj ngjarjesh të bujshme kriminale, por po ashtu viktima kanë mbetur edhe shumë të burgosur të tjerë shqiptarë.