02:32 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tragjedia në Shkodër/ Nxirren në breg trupat e pajetë të dy fëmijëve, shpëtohen 5 të tjerë

18:09 | 17/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tragjedia në Shkodër/ Nxirren në breg trupat e pajetë të dy fëmijëve, shpëtohen 5 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku dy fëmijë që po laheshin në ujërat e liqenit të këtij qyteti, janë mbytur.

Dy fëmijët ishin të moshës 13 dhe 15-vjeçare dhe ishin kushërinj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Grilë, të Malësisë së madhe. Dy fëmijët sëbashku me 5 të tjerë po lundronin me varkë, mirëpo në një moment ata janë hedhur në ujërat e liqenit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe 5 të tjerët, mirëpo më pas dallgët kanë marrë varkën me vete.

Në varkë kanë qenë 7 persona, të moshave nga 13 deri në 18.

DETAJET E POLICISË

Me datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë. (Kushërinj me njëri tjetrin,)

Nga informacionet paraprake mesohet se 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy shtatasit e lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: liqenShkodertragjedi
Pas

E rëndë në Shkodër/ U futën të lahen në liqen, dyshohet se tre fëmijët janë mbytur

Para

Tiranë, dy persona i japin fund jetës në mënyrë tragjike

Para
Tiranë, dy persona i japin fund jetës në mënyrë tragjike

Tiranë, dy persona i japin fund jetës në mënyrë tragjike

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.