22:15 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Trajneri Haxhiu për “Superioren”: Po na merr plumbi shtrirë, e nisa prapë duhanin pas kësaj humbjeje

18:13 | 28/01/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Trajneri Haxhiu për “Superioren”: Po na merr plumbi shtrirë, e nisa prapë duhanin pas kësaj humbjeje

Gerd Haxhiu e ka përjetuar keq disfatën e Korabit (0-1) të tij përballë një kundërshtari direkt për mbijetesë si Laçi. Ai ka filluar sërish duhanin. Këtë e ka bërë vetë të ditur trajneri i dibranëve në lidhjen direkte me “Gol pas goli”, ku, edhe me nota humori, foli rreth takimit të sotëm, episodeve të diskutueshme dhe shanseve të skuadrës së tij për të mbijetuar në Superiore.

Deklaratat:

“Dëshirën për të bërë mirë e kanë të gjithë futbollistët profesionistë që zbresin në fushë. Futbolli matet me cilësi dhe nëse këto cilësi nuk shfaqen, është problem. Ne vazhdojmë ndëshkohemi në minutat e para dhe është bërë si batutë që ‘na merr plumbi shtrirë’. Pësojmë gola amatoreskë si ky i sotmi në minutat e para. Kemi një bllokim në fillim, pastaj e morëm veten dhe pas minutës së 20-të 25-të zbritëm rrezikshëm në portën kundërshtare.

Kjo humbje më bëri të rifilloj duhanin pas një kohe që e kisha shkëputur. Nuk dua të nxirohem në deklarata, më mirë ua lë kompetentëve t’i gjykojnë episodet e dyshimta. Kur ekipet janë të barabarta, diferencën e bëjnë episodet. Më thonë që janë tri të tilla të diskutueshme. Ishte një ndërhyrje për penallti dhe dy prekje të topit me dorë në zonë. Po ashtu nuk kam marrë shpjegim për kartonin e kuq të Peposhit, që e mbylli ndeshjen. Është një humbje që dhëmb.

Besoj së pari tek aftësitë e mia, pastaj besoj te skuadra. Kemi edhe dy ditë kohë për të afruar edhe dy lojtarë me të cilët jemi në bisedime. Unë besoj shumë edhe te rikthimi në Peshkopi, me shumë mundësi që javën tjetër. Ta ndiejmë edhe ne faktorin fushë, se jemi bërë si gjynahqarë me çanta në kurriz.

Janë ende shumë pikë në lojë. Dhe unë nuk dua të flas që tani për shanse matematikore. Siç humbëm sot në shtëpi, mund të rikuperojmë me një fitore jashtë fushe, pse jo edhe që javës tjetër. Nuk dorëzohem kurrsesi.

Që kur kam ardhur, madje që në fillim të kampionatit i bënin të rëna dy ekipet e ngjitura nga Kategoria e Parë, Luftëtarin dhe Korabin, sepse edhe historia e viteve të fundit ka qenë e tillë. Luftëtari po bind në lojë dhe mund të quhet jashtë garës për të mbijetuar. Megjithatë askush nuk besonte se në fund të fazës së dytë ne do të merrnim pikë në Kukës dhe Tiranë apo që do të mundnim Flamurtarin, sikundër shumë pak besojnë se ne mund të tentojmë të firojmë edhe me Skënderbeun që javën e ardhshme”.

Ju siguroj që ato raste të dyshimta, në Peshkopi, Laç apo në këto fushat e nxehta do të jepeshin nga arbitri. Gjyqtarët gjejnë kurajë dhe bëjnë atë që bëjnë. Nuk dua të justifikohem, marr plotësisht përgjegjësinë e humbjes. Ju siguroj burrash, pasi edhe drejtuesit kanë burrëri, që nuk do të shikoni skena apo tolerime, të paktën sa të jem unë në drejtim. Nuk dua ta mendoj atë kohë”, tha trajneri shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: duhanigerd haxhiu
Pas

Berisha: Në farmaci nuk ka insulina, Beqaj ndan paratë e rimbursimeve me firmat

Para

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë së shpejti Kosovën

Para
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë së shpejti Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të vizitojë së shpejti Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.