Edona James, transeksuali shqiptar, ka dalë këtë të hënë në një sallë gjyqi në Gjermani. James, e njohur në botën e shoëbiz-it dhe spektaklit në Gjermani, akuzonte një boksier për përdhunim.
Por 30-vjeçarja u arrestua në gjyq pasi kishte kontaktuar me një nga dëshmitarët përmes mesazheve.
Edona u kyç në një prej qelive të gjykatës, pas akuzave për mashtrim, përpjekje për ndikim tek dëshmitarët, prostitucion dhe dëmtime trupore.
Edona punonte në një shtëpi publike në Mynih, ku u njoh me një boksier gjerman. Ajo pranoi të shkonte tek shtëpia e tij, duke i kërkuar 300 euro.
Por më pas e akuzoi për përdhunim. Boksieri nga ana e tij tha se ajo e kishte dhunuar. Çështja përfundoi në gjykatë.
Pasi përfundoi në qeli, ajo mes lotëve pranoi se kishte gënjyer dhe se nuk kishte pasur përdhunim. Prokuroria kërkoi menjëherë dy vite burg. Por, gjykatësja e dënoi me dy vite shërbim prove.
Edona do i paguajë 8 mijë euro boksierit Michael P.
Bild shkruan se Edona James ka lindur në Shqipëri dhe ka një vëlla më të vogël.Mediat kosovare shkruajnë se ajo është nga Kosova dhe dikur quhej Kujtim.
E rritur në një familje myslimane, ajo thotë se e ka ndjerë veten vajzë që kur ishte e vogël.
Mamaja e saj u zemërua kur ajo i tha se ishte homoseksual dhe i qethi flokët.
Në moshën 15-vjeçare u largua nga shtëpia dhe në moshën 16-vjeçare nisi të bënte prostitutën.
Në moshën 19-vjeçare u dashurua me një djalë, por kjo nuk zgjati pasi Edona e tradhtonte.
Operacionin e parë në gjoks e bëri në Poloni kur ishte 16 vjeç. Fillimisht futi 600 gram silikon, tashmë ka 1700 gramë në gjokset e saj.
Discussion about this post