Dy trena janë përplasur pranë Barcelonës, duke lënë disa dhjetëra të lënduar. Shërbimet e urgjencës për Katalonjën thanë se raportet paraprake tregojnë se 70 persona janë plagosur.
Zyrtarët nuk dhanë detaje mbi natyrën e lëndimeve, por mediat lokale thanë se askush nuk ishte lënduar rëndë.
Zyrtarët thonë se përplasja ndodhi në një linjë treni në Montcada i Reixac, një qytet në veri të Barcelonës. Ester Capella, përfaqësuesja e qeverisë katalanase në Madrid, i tha Radios Kombëtare Spanjolle se zyrtarët po hetojnë incidentin.