Policia ka arrestuar një 42-vjeçare në Fier pasi ka tentuar të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si dhe ka djegur banesën e bashkëjetuesit të saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grecalli. Rudina Kishta ka tentuar të vrasë dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.
Njoftimi i policisë:
Tenton të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djeg banesën e bashkëjetuesit të saj, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen:
- Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.
Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit A.Gj, 35 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykarës së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22 dhe 151/2 të Kodit Penal.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post