07:23 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale, Musk: Kjo nënkupton demokraci

08:11 | 12/02/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për vazhdimin e zvogëlimit të përmasave të qeverisë federale, Musk: Kjo nënkupton demokraci

Presidenti Donald Trump bëri një dalje të rrallë në Zyrën Ovale të martën me këshilltarin e tij më të fuqishëm, Elon Musk përpara se të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të vazhduar zvogëlimin e përmasave të qeverisë federale.Agjencia e lajmeve Associated Press arriti të sigurojë një dokument të Shtëpisë së Bardhë lidhur me urdhrin ekzekutiv që synon të çojë përpara punën e zotit Musk për uljen e shpenzimeve qeveritare përmes Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, shkurtimisht DOGE.

Zoti Musk tha se në qeverinë federale ka disa punonjës të mirë, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që bëjnë, ndërsa e quajti burokracinë federale degë të katërt të pushtetit të “pazgjedhur me anë të votës” “Populli votoi për një reformë të madhe në qeveri dhe kjo po ndodh”, tha ai. “Kjo nënkupton demokracinë”.

Kjo është hera e parë që zoti Musk u pyet nga gazetarët që kur iu bashkua administratës së Presidentit Trump si një punonjës i posaçëm me ndikim të gjerë mbi agjencitë federale. Ai është gjithashtu individi më i pasur në botë dhe pronar i platformës sociale X.

Zoti Musk është kritikuar për një detyrë shumë të fuqishme dhe nuk ka mbikëqyrje. Pavarësisht shqetësimeve për pak transparencë, zoti Musk e cilësoi veten si një libër të hapur.

Në dokumentin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “agjencitë do të ndërmarrin plane për reduktimin e punonjësve federalë në shkallë të gjerë dhe do të përcaktojnë se cilët përbërës të agjencisë (ose vetë agjencitë) mund të eliminohen ose bashkohen për shkak se funksionet e tyre nuk kërkohen në bazë të ligjit”.

Dokumenti gjithashtu thotë se agjencitë duhet të “punësojnë jo më shumë se një punonjës për çdo katër që largohen nga qeveria federale”. Përjashtime ka në rastet kur bëhet fjalë për imigracionin, zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike.

Presidenti Trump dhe zoti Elon Musk po u kërkojnë punonjësve federalë që të japin dorëheqjen në këmbim të stimujve financiarë, ndonëse plani i tyre është në pritje ndërsa një gjykatës shqyrton ligjshmërinë e tij.

Në bazë të planit, punonjësit që japin dorëheqjen do të paguhen deri më 30 shtator. Zyrtarë të administratës thanë se më shumë se 65,000 punonjës e kanë pranuar ofertën./VOA

Pas

U vu në pranga me urdhër të SPAK, sot seanca ndaj Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe biznesmenëve

Para

Shqipëria emeton Eurobondin në vlerën e 650 mln eurove, kërkesë e lartë në tregje

Para
Shqipëria emeton Eurobondin në vlerën e 650 mln eurove, kërkesë e lartë në tregje

Shqipëria emeton Eurobondin në vlerën e 650 mln eurove, kërkesë e lartë në tregje

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.