Pas largimit të kryebashkiakes së Durrësit nga Komisioni Hetimor, kanë agravuar debatet mes anëtarit të komisionit Belind Këlliçit dhe nënkryetares Ermonela Felaj.
Këlliçi e quajti absurd faktin që Sako la komisionin ndërsa duhet të jepte përgjigjiet për çështje të lidhura me inceneratorët, duke shtuar se kryebashkiakja e Durrësit mori urdhër nga telefoni dhe u largua.
Ai i kërkoi po ashtu zonjës Felaj që t’i bashkohej kallëzimit penal ndaj Sakos, duke thënë se objektivi i Komisionit Hetimor është marrja e përgjigjieve dhe transparenca dhe jo marrja e urdhrave politikë.
Pjesë nga debati:
Këlliçi: Javën e shkuar gjithcka ka shkuar normalisht, sot shohim që ju zonja Felaj jeni në konflikt interesi, jeni pjesë e vendimarrjes. Keni ardhur me mision të qartë dhe për të bërë zhurmuesin. Ne duam të bëjmë pyetje e të bëjmë transparencë. Është hera e parë që një person i thirrur për të dëshmuar cohet me urdhër nga telefoni, ka kurajon të largohet nga komisioni. Është pikërisht kjo arrogancë që kjo kompani ka shkelur të gjithë ligjet e shtetit. Ky person që duhet të ishte për tu përgjigjur vetëm sot nuk qëndroi. Kjo që I dha dhënë para Klodian Zotos.
Nëse doni dakortësi, të bëjmë pyetjet dhe zonja Felaj është e dallueshme si drita e diellit që ky komision ka çrregullim total që kur erdhët ju. Kemi ndenjur nga 11 orë dhe nuk ka pasur problem. Dilni para mediave e deklaroni ç’të doni por sa kohë që kemi marrë këtë mision për transparencë, kjo sjellje është absurd. Me të njëjtën guxim që keni për të paditur Tabakun, do doja ti bashkoheshit kallëzimit penal ndaj Sakos.
Nëse doni që të bëjmë shoë, ky nuk është objektiv i këtij komisioni.
(E.D/faxweb.al)
Discussion about this post