Një 22-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Nikç në Malësinë e Madhe.
Sipas informacioneve policore, i riu është futur për tu larë në lumin Cen. Më pas dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç, shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t’u larë në lumin Cen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.