Pronari i një kompanie ndërtimi në Tiranë akuzohet se ka marrë nëpërmjet mashtrimit plot 1.5 milionë euro.
Sipas hetimeve të prokurorisë, rezulton se Artan Sherifi ka mashtruar të paktën 22 persona, të cilët kanë paguar paratë për blerje apartamentesh tek pallatet e ndërtuar nga kompania e tij.
Por, këta persona shprehen se nuk kanë arritur të marrin as apartamentet dhe as paratë e tyre.
Një tjetër rast është ai i një qytetari i cili i kishte dhënë Sherifit një automjet tip “Cadillac Escalete” në këmbim të një apartamenti, por edhe ky nuk kishte marrë më as apartamentin dhe as makinën.
Automjeti ishte lënë kolateral nga Sherifi, për një kredi që ai e kishte marrë te një bankë e një nivelit të dytë.
45-vjeçari, i cili është dhe administratori i shoqërisë së ndërtimit “2-AL” sh.p.k. pritet të dalë sëshpejti përpara gjykatës. (D.D/Shuplaka)