Një vajzë e re nga Tirana, edhe pas ndarjes nga bashkëshorti vijon të ndjehet e kërcënuar nga familjarët e tij.
28-vjeçarja me inicialet S.A, problemet tanimë i ka me ish-vjehrrën e saj ndaj së cilës ka kërkuar urdhër mbrojtjeje në polici.
Sipas vajzës, ish-vjehrra me inicialet V.A, e merr herë pas here në telefon për ta kërcënuar.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. (D.D/Shuplaka)