05:19 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

11:18 | 18/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket
procedimit penal nr. 166, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve Jusel Mici dhe
Mendim Domi”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe
Rudina Palloj, me vendimin Nr. 42, datë 17.06.2025 vendosi:
1.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale
“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në
formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334
pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi
i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 3 (tre) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale
“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 3 (tre) muaj burgim.
 Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim
të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
 Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar
përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
 Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve
me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në
burgun e sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në
formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334
pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj
burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe
dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në
bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale
“Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin
e tij me 3 (tre) muaj burgim.
 Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim
të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
 Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar
përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
 Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve
me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin
në burgun e sigurisë së lartë.
3. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronjat (a)
dhe (ç) të K. Penal, vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:
 Pasurisë nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 62m², e
llojit apartament, me adresë: rruga ****, pall. ****, k. ****, shk. ****, ap. ****,
në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 83.00
m², e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. **** Ap. ****, në
pronësi të Jusel F. Mici;
 Pasuri nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe 78.00 m²,
e llojit apartament, me adresë: rruga ****, godina **** H. ****, në pronësi të
Jusel F. Mici dhe A.K.M.
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
4100.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe
A.A.J;
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
3720.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
4600.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
1300.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Mendim Sh. Domi;

Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
2639.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
2733.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M;
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, me Kodin Unik ****, me sipërfaqe
4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
 Pasuria nr. ****, zona kadastrale ****, vol. **** fq. ****, me sipërfaqe
3180.00.00 m², e llojit Are, me adresë: rruga ****, në pronësi të Jusel F. Mici dhe
subjektit Euro Aditiv.
 Llogaria personale plus në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh.
Domit, në degën ****, me numër ****, në shumën 195,763.24 euro.
 Llogaria personale në bankën UNION BANK, në emër të Mendim Sh. Domi në
degën ****, me numër ****, e cila ka 417,454.64 lekë.
 Llogaria rrjedhëse në bankën UNION BANK, llogari biznes plus në emër të
Mendim Domi person fizik, në degën ****, me numër ****, në shumën
528,719.00 lekë.
Duke kthyer pjesen takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A.
A. J.
 Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në
subjektin ”Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te
provës materiale datë 03.05.2023.
 Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në
ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.
4. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake,
si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve
393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.
5. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pas

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme e Kinës: Janë evakuuar 791 qytetarë nga Irani dhe Izraeli

Para

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

Para
Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.